Izet Haxhia u dënua me 21 vite burg, reagon avokati i tij dhe zbulon prapaskenat ‘bombë’: Ai nuk ka qenë fare në vendin e vrasjes së Azem Hajdarit, ja kush e nxori në pritë!

0
267

Idajet Beqiri, avokati mbrojtës i Izet Haxhisë ka reaguar pas dënimit me 21 vite burg të klientit të tij, ish-truprojë e Sali Berishës.

Në një intervistë për Fax News, Idajet Beqiri paralajmëroi apelimin e vendimit të dhënë sot nga Gjykata e Tiranës, duke thënë se procesi ndaj Haxhisë ka qenë i paragjykuar dhe i ndikuar politikisht.

Beqiri u shpreh se Haxhia nuk ka qenë fare i pranishëm në vendin ku u vra Azem Hajdari, dhe personi që e ka nxjerrë në pritë demokratin ka qenë një person tjetër, i identifikuar si Bujar Daja.

“Unë nuk flas thjesht si avokat, i kam kërkuar që përpara se ta merrja në mbrojtje, të më deklaronte të gjithë ngjarjen. Më tha se nëse nuk e ke bindjen që ngjarja është kështu, mos e merr përsipër si çështje.

Pasi filloi rigjykimi i çështjes, Gjykata tregoi se e kishte të paragjykuar çështjen, vendimi është rrjedhojë e ndikimit të politikës nga të dyja krahët. Pra ishte e ndikuar qysh nga momenti i hedhjes së shortit, që maksimumi që mund të bënte gjykata i dhanë një dënim 4 vite më të ulët.

Në momentin e vrasjes së Azem Hajdarit, Izet Haxhia ka qenë së bashku me 20 persona të tjerë, që për rolin që kanë pasur, kanë ndejtur së bashku me një mori njerëzish, kanë pasur të njëjtin ‘rol’ si Haxhia, që kanë ndejtur me vrasësin, por pa qenë në dijeni të planeve të tij.

Derisa përgjegjësi penale për vrasjen e Hajdarit, ishte Fatmir Haklaj, dhe si ndihmës Mulosmani, marrja e Izet Hashisë dhe vëllait të tij ishin thjesht në kuadrin e një hakmarrje primitive, për të larguar të vërtetën e ngjarjes, pasi nga ky proces, në ’99 Izet Haxhisë i është thënë që ka nxjerrë në pritë Azem Hajdarin.

Izet Haxhia nuk ka qenë fare në vendin ku u vra Azem Hajdari, dhe as e ka nxjerrë në pritë me radiomarrëse.

Nga rigjykimi doli se Izet Haxhia nuk e kishte takuar prej kohësh Azem Hajdarin dhe as e kishte nxjerrë në pritë. Raporti i SHIK ishte i plotë se kush e ka nxjerrë në pritë Azem Hajdarin, dhe vetë Berisha e ka shfajësuar Izet Haxhinë, pavarësisht përplasjeve që ata kanë pasur”, tha Beqiri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here