“E kam pasur provën në dorë, por…”, pasi nxori SMS-në, Artan Hoxha plas deklaratën e fortë: Lulzim Basha e ka futur veten në siklet, ja “gabimi” që bëri

0
382

Burimi i informacionit të kreut të PD Lulzim Basha në lidhje me 3.4 milionë Eurot e gjetura në automjetet Toyota Yaris në Qershor 2018 në Portin e Durrësit, sipas gazetarit Artan Hoxha, ka qenë një mesazh i  ardhur nga autoritetet belge kundrejt atyre shqiptare. I ftuar në emisionin “Log” në Abc Hoxha ka deklaruar se mesazhi për autoritetet shqiptare ka ardhur 2 ditë para se Basha ta permendte në Kuvend.

“Unë në fillim s’e kam besuar por kur e kam pasur në dorë këtë provë e kam besuar. Një informacion kaq i  saktë në zhvillim e sipër të një organizate kriminale. Një pjesë e mirë e grupeve që nuk kapen i sjellin me Range Rover. Edhe ai grupi B9, për range Rover është akuzuar. Sepse është mjet më i madh dhe ka mundësi kamuflimi  të një sasie më të madhe parash. Unë e kam mesazhin që më provon se ky informacion u është dhënë autoriteteve shqiptare para se të fliste Basha. Policia shqiptare është njoftuar që më datën 20. Basha e ka futur veten në siklet sepse mund të kishte thënë se kam burime te autoritetet shqiptare por ai tha më ka thënë një emigrant”, tha Artan Hoxha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here