Dritan Zagani plas deklaratën e fortë, nxjerr në skenë personazhin e njohur në Shqipëri: Këtë po e them për herë të parë, por Zoti është me mua! Ja kush ishte ‘truri’që thithte fondet e BE-së nga vendi ynë

0
175

Ish-oficeri i Antidrogës në Vlorë, Dritan Zagani ka komentuar ndikimin që ka pasur ish-gjenerali i arrestuar i Guardia di Financës, Fabrizio Lisi në Shqipëri. Në një intervistë televizive, Zagani tha se persona shumë të kërkuar nga Italia, në Shqipëri qarkullojnë lehtësisht në vendin tonë, “të pashqetësuar” nga autoritetet shqiptare. Ndërkohë që shtoi se në Itali kishin si avokat, Ëngjëll Agaçin.

“Trafikantë shqiptarë të dënuar nga Italia për shumë vite nuk po jam më shumë, janë ndaluar në Shqipëri, janë ekstraduar në Itali dhe sot as që figurojnë. Janë zhdukur edhe nga database të Interpol Roma. Janë emra të njohur. Këta emra në atë periudhë, tani gëzojnë lekët e trafikut të lirë. Nga hetimi im, avokat mbrojtës në këto dosje penale na del një hije e zezë që quhet Ëngjëll Agaçi. Pra avokati është ku ka një manovër. Lisi dhe Agaçi janë shokë. Rastësi janë këto? Këto në kuadrin e të provuarit, janë lajthitje e imja që po e flas për herë të parë. Por Zoti është me mua. Është e ngjarje me Habilajt? Ajo, problemi Tahiri dhe situata e krimit të organizuar në Shqipëri është e lidhur me situatën e politike nuk mund të ngjajnë me mafian matanë detit. Kanë gjetur terren tek ne. zoti Lisi është aq i zgjuar dhe do të na nxirrtë në dritë ne me një terren të dhuruar, të dhuruara apartamente në breg të detit. Dhe ky fondacioni do të mësonte shqiptarët sit ë ecin me anije me vela, ndërsa ne s’kishim as port. Kështu do merreshin dhe fondet për të investuar në terren. E kupton si janë këta? Janë truri i kësaj pune, me një dhuratë nga mafia shqiptare, pse nuk e dinte ai kush ishte Artutr Shehu? Do paraqisnin projekt, do thithnin forndet e BE-së dhe pronat do t’i kishin, tokën e apartamnetet. Do fusnin dhe një dorë të mirë lekësh në Shqipëri në emër të ndihmës për ne,” tha në fjalën e tij Zagani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here