Zgjedhjet e 6 Marsit, Celibashi: U vendos që votimi e numërimi elektronik do të zbatohet vetëm në këtë qytet

0
287

Në mbledhjen e sotme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar projektvendimin për zbatimin e projektit pilot për procesin e votimit dhe numërimit elektronik të votave në zgjedhjet vendore të 6 marsit vetëm në Bashkinë  e Vorës. Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi tha se u ra dakord që votimi dhe numërimi elektronik do të zbatohet vetëm në këtë bashki.

“Caktimi i bashkisë Vorë ku do të zbatohet projekti pilot i votimit dhe numërimit t elektronik të votave. Projekti pilot i votimit dhe numërimit të votave u zbatua për herë të parë në 25 prill në ZAZ numër  40 qarku Tiranë. E njëjta procedura do zbatohet në bashkinë Vorë të qarkut Tiranë për zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashki me 6 mars”, u tha në mbledhje.

Kujtojmë se zgjedhjet e pjesshme vendore do të mbahen në 6 Mars në 6 bashki të vendit:

-Bashkia Shkodër

-Bashkia Durrës

-Bashkia Rrogozhinë

-Bashkia Lushnje

Bashkia Vorë

Bashkia Dibër

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here