Tensione dhe replika të shumta ka patur ditën e sotme në Kuvend teksa është duke u zhvilluar seanca e radhës plenare.
“Çoji cigare shokut te 313. Çoji cigaret shokëve tek 313”, kështu iu drejtua këtë të enjte kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja duke e thumbuar edhe për dënimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
“Do ta bie dhe ty”, u përgjigj Manja.







































