Google search engine
Home Politike Sherr mes Berishës e Salianjit në Kuvend/ Berisha del në foltore dhe...

Sherr mes Berishës e Salianjit në Kuvend/ Berisha del në foltore dhe i nxjerr videon e rëndë Bashës: Kjo katastrofë…

0
225

Një përplasje e ashpër ka ndodhur mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe deputetit demokrat Ervin Salianji në Kuvend.Në  momentin kur Salianji tentoi që ta bënte bashkëfajtor për Reformën në Drejtësi, ku dhe vetë Berisha është shprehur pro duke votuar, ish-kryeministri ka dalë sërish në foltore për të replikuar me deputetin.

Berisha nxori një video të Lulzim Bashës, në kohën e çadrës së famshme, ku kreu i PD-së sulmonte hapur procesin e Reformës në Drejtësi, që sipas tij ishte në dorën e Edi Ramës.

Sali Berisha: Kjo katastrofë do të paktën 20 vite për tu riparuar, marrëveshja e sotme… i dëgjoj kur flasin dhe mashtrojnë qytetarët, e dini ju zonjë se vetëm 24 % e shqiptarëve i besojnë sot Reformës në Drejtësi, pseudoreformën e George Soros dhe Edi Ramës. Ndërprisni më mirë diskutimet dhe kaloni direkt në votim.

Ervin Salianji: Po të kishim mundësi për ta ndërprerë procesin e votimit, edhe unë do të isha pro, nëse është dikush që përgjegjës për cdo centimetër që Rama kontrollon të reformës në drejtësi janë ata persona që e votuan Reformën, përfshirë edhe parafolësin. SHBA nuk duhet të ketë asnjë akses, as BE dhe as ambasada gjermane. Po me çfarë ta luftojmë ne Edi Ramën? Me mullinjtë e erës?

Sali Berisha: Dua ta sqaroj pak këtë zotërinë, po ne jemi për Vetingun, që ta dish ti, se ty të intereson gjysma e bravës, ka qenë marrëveshje që 7 ligjet do të kalonin me konsensus. PD sot është opozita e vërtetë shqiptare, jo ju që votoni, sot bëni sikur nuk jeni më.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here