Debate të forta janë shënuar sot në Kuvend, ku kanë pasur për protagonist kryesor ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja.
Manja u përplas fillimisht me Sali Berishën dhe më pas me deputeten demokrate Jorida Tabaku, dhe vetë kreun e PD-së Lulzim Basha.
Këtë të fundit, teksa i përmendej dosja e Dibrës, Manja e presionoi duke i kujtuar indirekt dosjen Toyota Yaris.
‘Në 8 mars, do të jap një dhuratë një tufë me lule për humbjen e radhës në Dibër., Mos u merr me Dibrën dhe dibranët po shihni hallet që ju kanë rënë në shtëpinë tuaj. Sa për dosjen 184 Basha e kam me ty. Ji në rregull ti sa çjam unë me drejtësinë. Po je ti i gatshëm para drejtësisë siç jam unë. Je në rregull nuk i shmange, drejtësisë as me procedurë as me raporte mjeku dhe as nuk i injoroj thirrjet që vijnë nga çdo autoritet gjyqësor brenda dhe jashtë vendit.’- tha Manja.






































