Ish-ministri i Drejtësisë, Fatmir Xhafaj nga foltorja e Kuvendit pranoi se reforma në sistemin e drejtësisë nuk ka ecur ashtu siç duhej. Xhafaj bëri një deklaratë të fortë ku tha se akuza dhe për disa komisionerë se kanë ndikuar me dy standarde.
“Të nderuar kolegë padyshim që përgjegjësia kryesore na mbetet ne maxhorancës dhe na votuan për një mandat të 3. Lipset që të bëjmë akoma më shumë për një proces vettingu më të latë. Procesi ka shfaqur dhe probleme, siç është ritmi apo vonesat e pajustifikuara, apo zvarritjen e qëllimshme për disa të tjerë. Ka akuza dhe për disa komisionerë, apo dhe ndikim me dy standarde. ONM duhet të luante një rol me aktiv në gjykimin e këtyre praktikave. Për disa komsioner, janë iniciuar kallëzime penale që mbahen peng dhe tentohet qe të ndikohet në vendimmarrje të caktuara. Këto dukuri meritojnë që të analizohen. Në vlerësimin tim bordi ndërkombëtar i këtij proces do të duhej që të ishte më aktiv, por pa ONM nuk do të ishte ky proces. Janë duke luajtur rol kyç në mbajtjen e standardeve. Duhet të jemi mirënjohës dhe shoqërisë civile.”, tha Xhafaj në fjalën e tij.







































