Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i cili një ditë më parë u transferua nga “313” në burgun e Fierit do të qëndrojë i karantinuar.
Mësohet se “për shkak të pandemisë së COVID- 19, të gjithë personat që hyjnë rishtazi në Institucionet e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale, i nënshtrohen procedurave të karantinimit nga 10- 14 ditë.
Tahiri qëndron i izoluar në një dhomë, pa të burgosur të tjerë, edhe pse është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk paraqet shenja të prekjes nga koronavirusi.
Bëhet e ditur se ky është rregull që aplikohet për të gjithë të dënuarit që transferohen në këtë burg. Tahiri do të vuajë dënimin me 3 vite e 4 muaj burgim dhënë 5 ditë më parë Gjykata e Posaçme e Apelit.






































