Ish-Kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur sot hetimet e kryera nga anti-mafia italiane, ku mes të arrestuarve ishte edhe ish-gjenerali i Guardia di Finanza, Fabrizio Lisi, i njohur si miku i Engjëll Agaçit, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave.
Berisha tha se anti-mafia italiane po ecën me shpejtësi drejt kreut të meduzës, Edi Rama.
“Asnjë nuk e mbron dot kreun e meduzës dhe Don Agaçion, mikun e gjeneral Lisit, personit që e ka edhe komshi në Romë”, tha Berisha, duke shtuar se “kohë më parë nuk e ka etiketuar kot Agaçin si dhuratmadhin”.







































