Google search engine
Home Politike Zbardhen prapaskenat e ngritjes së shtabit të forcave speciale të SHBA, do...

Zbardhen prapaskenat e ngritjes së shtabit të forcave speciale të SHBA, do ndërhyjnë në rast se politikanët pro-rusë tentojnë destabilizimin e vendit

0
167

Ngritja e shtabit të forcave speciale të SHBA në Shqipëri vijon të komentohet. Një lëvizje e tillë nuk pritej nga shumë shtete, ndërkohë që nuk ka reagim zyrtar se cili do të jetë qëllimi i këtij shtabi. Mediat amerikane kanë shkruar dje po për këtë çështje duke hedhur dritë mbi ato që fshihen pas lëvizjes së amerikanëve. Prestigjiozja amerikane “Business Insider” i ka kushtuar një shkrim të gjatë bazës së SOCEUR, ku qëllimin e saj e lidh me Rusinë. Sipas saj, Moska mund të tentojë skenarë destabilizues në rajon dhe forcat speciale amerikane do angazhohen në misione të ndryshme. Ndërkohë është folur shpesh se Rusia ka mbështetur dhe shumë protesta e tentativa për kaos në vend nga disa politikanë. Nëse tentohet sërish që vendi të futet në zgrip, nuk është çudi të angazhohen forcat amerikane. “Ndërsa tensionet me Rusinë rriten, Moska mund të përpiqet të përdorë lidhje të tilla për të nxitur destabilizim. Tashmë e ka bërë këtë në të kaluarën e afërt – në vitin 2016, oficerët e inteligjencës ruse u përpoqën të organizonin një grusht shteti për të rrëzuar qeverinë malazeze. Moska kritikoi gjithashtu pranimin e Maqedonisë së Veriut në NATO në vitin 2020”, thekson shkrimi. “Insider”, duke ju referuar një burimi, shprehet se Rusia vijon të ketë ambicie për Ballkanin, ndërsa deklaron se forcat speciale do angazhohen dhe në misione të brendshme. “Aktivitetet e kryera nga forcat e operacioneve speciale të SHBA-së në selinë e re ka të ngjarë të përqendrohen në mbrojtjen e brendshme të jashtme, çështjet civile dhe operacionet psikologjike, tha burimi për Insider. “Shqipëria nuk është pranë Rusisë, kështu që ju nuk e keni atë afërsi fizike me një kundërshtar. Por Ballkani është i rëndësishëm dhe Rusia ka ende shumë ndikim atje. Në fund të fundit, rusët janë sllavë dhe po kështu është pjesa më e madhe e Ballkanit, me shumë pak përjashtime, si Greqia, dhe Rusia e ka luajtur gjithmonë atë kartë për të manipuluar dhe kontrolluar situatën atje”, ka thënë ai.

Flet anëtari i Beretave të gjelbra

Forcat e operacioneve speciale “lidhen të gjitha me aftësinë e aksesit”, nëse është një bazë e operacioneve e avancuar ose një partneritet i qëndrueshëm me një ushtri të huaj dhe “sa më shumë akses të kemi, aq më mirë do të jemi të pozicionuar për të vepruar”, tha një tjetër operator i Beretave të Gjelbra Amerikane në pension. “Më pas, ne mund ta përdorim këtë akses në avantazhin tonë, nëse na ngarkohen të operojmë”, ka thënë ai. Në shkrim përmendet edhe afrimi i Shqipërisë me Turqinë. Sipas portalit, ngritja e kësaj baze lidhet edhe me këtë çështje. “Turqia është gjithashtu një faktor në rajon. Turqia ka investuar shumë në Shqipëri dhe të dyja janë anëtarë të NATO-s, si dhe vende me shumicë myslimane, por nën Presidentin Rexhep Tajip Erdogan, Turqia është larguar vazhdimisht nga aleanca transatlantike, duke ngritur shqetësime për pjesëmarrjen dhe operacionet e NATO-s në një pjesë të rëndësishme të botës. Vendimi i SOCEUR për të vendosur selinë e re të operacioneve speciale në Shqipëri mund të jetë një përpjekje me takt për të ruajtur një pjesë të këtij aksesi ose për të mbajtur Turqinë nga tërheqja e vendeve të tjera të NATO-s me të. Gatishmëria e Shqipërisë për të pritur selinë padyshim luajti një rol, pasi qeveritë e tjera mund të ishin përballur me kundërshtimin e brendshëm”, thuhet aty.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here