Google search engine
Home Lifestyle Pesë finalistë më 18 shkurt? “Vëllai i Madh’ iu komunikon banorëve vendimin...

Pesë finalistë më 18 shkurt? “Vëllai i Madh’ iu komunikon banorëve vendimin e rëndësishëm

0
280

Mbrëmjen e djeshme Einxhel Shkira u shpreh në një moment që do të donte që në finalen e madhe të “Big Brother VIP” të jenë pesë banorë dhe jo katër siç ishte vendimi i “Vëllait të Madh”.

Madje banorët diskutuan me njëri-tjetrin edhe pas përfundimit të spektaklit, e dukej se disa e donin patjetër një gjë të tillë.

Por ditën e sotme, “Vëllai i Madh” ka dërguar një zarf të bardhë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, të cilin e lexoi Donaldi.

Në të shkruhej se vendimi për katër finalistë më datë 18 shkurt nuk do të ndryshojë.

“Banorë, vendimi për katër finalistë mbetët i pandryshuar. Ju rikujtojmë se vijon të jetë një televotim për dy finalistët e tjerë”, shkruhet ndër të tjera në zarfin e bardhë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here