Policia italiane vuri në pranga 5 persona në kuadër të operacionit anti-korrupsion. Të ndaluarit janë Roberto Penna, zv/prokuror në Salerno, partnerja e tij avokatja Maria Gabriella Gallevi.
Në arrest shtëpie u lejuan sipëmarrësit Francesco Vorro, Umberto Inverso dhe ish-gjenerali i policie financiare Fabrizio Lisi.
Të gjithë janë të dyshuar për shkaqe të ndryshme për krimet e korrupsionit për ushtrimin e funksioneve, korrupsion për vepër në kundërshtim me detyrën zyrtare, korrupsion në aktet gjyqësore dhe nxitje e padrejtë për të dhënë apo premtuar përfitime.
Sipas prokurorisë, zv/prokurori Penna, në këmbim të premtimit për takime për konsulencë profesionale ndaj avokates Gallevi me të cilën kishte lidhje romantike, u premtonte edhe në disa raste edhe i siguronte sipërmarrësit të arrestuar lajme që fshihnin hetimet ndaj tyre duke mos cënuar imazhin e aktiviteteve të tyre.









































