Google search engine
Home Aktualitet Degradon situata pasi Policia zbarkoi për tu prishur banesat/ Mbërrin ambulanca te...

Degradon situata pasi Policia zbarkoi për tu prishur banesat/ Mbërrin ambulanca te ‘5 Maji’, njërit prej banorëve i bie të fikët

0
228

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur të shembë sot të tjera banesa në lagjen “5 Maji” në Tiranë, në kuadër të projekteve të rindërtimit.

Sot është parashikuar që të shemben 11 banesa. Ndërkohë banorët e lagjes “5 Maji” në njësinë numër 4 në Tiranë kanë kaluar natën jashtë banesave  për të mbrojtur shtëpitë e tyre, pasi pritet të ndërhyjnë fadromat e IMT-së, për shembjen e shtëpive të tyre

Situata ka degraduar ku njëri prej banorëve te ‘5 Maji’, Alti Hoxha është ndjerë keq dhe i ka rënë të fikët. Menjëherë ka mbërritur ambulanca.

Kujtojme se, që prej orëve të para të mëngjesit policia dhe IMT kanë shkuar sërish në lagjen “5 maji” për të shembur banesat.

Pavarësisht rezistencës së banorëve forcat e policisë kanë ndërhyrë duke i larguar ata edhe me forcë, ndërsa fadromat kanë nisur shembjet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here