Pas përfundimit të afatit të aplikimit për vendin vakant gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, i krijuar për shkak të mbarimit të mandatit të gjyqtarit Përparim Kalo, në Presidencë kanë aplikuar plot 10 kandidatë.
Bëhet fjalë për emra të njohur të sistemit të drejtësisë, si kryetari aktual i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi apo edhe prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku, apo edhe Komisionerit për Mbrojtjen e Të drejtës së Informimit dhe të Dhënave Personale, Besnik Dervishi.
Ndërkohë që ka aplikuar edhe Arta Vorpsi, gjyqtarja e famshme e përplasjes së Metës me Kuvendin në nëntor 2019/
Kandidatët: Ardita Buna, Arta Marku, Arta Vorpsi, Besnik Dervishi, Elida Take, Gent Ibrahimi, Juliana Latifaj, Maksim Qoku, Manjola Xhaxho, Sandër Beci.












































