Google search engine
Home Politike Paralajmërohet arrestimi i një tjetër ministri, Shkëlqim Hajdari: SPAK ka disa dosje...

Paralajmërohet arrestimi i një tjetër ministri, Shkëlqim Hajdari: SPAK ka disa dosje të bujshme në duar, do të ketë shumë zhvillime

0
171

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari, ka paralajmëruar se përveç ish-ministrave Lefter Koka dhe Saimir Tahirit do të arrestohen dhe emra të tjerë. Në një intervistë televizive, ai u shpreh se edhe drejtuesi i SPAK e ka bërë me dije më parë se SPAK ka në duar dosje të rëndësishme për zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë. Sipas tij, pritet që të kemi shumë zhvillime në vazhdim. “Gjyqësori është duke bërë punën e vet. Rezultate nga reforma në drejtësi do të ketë dhe në vazhdimësi do të ketë ngjarje. Drejtuesi i SPAK ka deklaruar vetëm pak kohë më parë, se kemi dosje të rëndësishme në duar të zyrtarëve ose ish-zyrtarëve të lartë që do t’i finalizojmë. Ishte zoti Koka, Tahiri që u arrestuan dhe pas disa javësh mund të kemi ndonjë ministër tjetër”, tha ai. Teksa foli për arrestimin e ish-ministrit Saimir Tahiri, ish-prokurori Shkëlqim Hajdari theksoi, se me rastin e Tahirit nuk është bërë asgjë ndryshe nga rastet e tjera. Sipas tij, kur i pandehuri është i pranishëm në sallë, sigurisht që do arrestohet direkt pa e lënë të ikë në shtëpi, pasi në këtë rast do të akuzoheshin policët për shpërdorim detyre. “Kur i pandehuri është i pranishëm në Apel dhe vendimi merr formë të prerë, ai ekzekutohet menjëherë. Kështu që për Tahirin nuk është bërë asgjë ndryshe. Nëse Tahiri nuk do të ishte i pranishëm, vendimin do ta merrte prokurori, do ua jepte policëve që ishin aty dhe do shkonin ta merrnin brenda ditës. Variantet në Apel për Tahirin tre ishin dhe ai e dinte shumë mirë që do të arrestohej në sallën e gjyqit. Fakti që Tahiri shkoi në gjyq dhe u përball me drejtësinë deri në fund tregon integritet. Kur je i pranishëm në sallë, do të arrestohesh aty. Nëse policia e lë të shkojë në shtëpi, shkel ajo ligjin”, tha Shkëlqim Hajdari.

Ish-prokurori flet për dënimin e Tahirit

Ndërkohë, ish-prokurori Shkëlqim Hajdari u shpreh se në rastin e Tahirit janë dy gjykata të cilat e kanë shpallur fajtor ish-ministrit. Ai theksoi, se procesi ka shkuar normal dhe nuk është politizuar. “Rasti i Tahirit është që janë dy gjykata që e kanë deklaruar fajtor, edhe Gjykata e Shkallës së Parë, edhe ajo e Krimeve të Rënda. Sa i përket dënimit, them se nga pikëpamja e jashtme procesi ka shkuar normal, pa u politizuar. Masa e dënimit është dhënë në përshtatje me shpërdorimin e detyrës, që është një vepër penale që dënohet deri në 7 vite burg”, tha ai. Ndërkohë, i ftuar në emision analisti Artur Zheji, tha se në rastin e dënimit të Tahirit po duket se po bëhet drejtësi. Ai tha, se drejtësia duhet që të ishte më e ashpër. “Problemi është që nuk jam i qartë nëse është një vullnet për të bërë drejtësi, apo për t’u dukur sikur po bëhet drejtësi. Kjo është shumë e rrezikshme, sepse gjysmë të vërtetat janë e keqja më e madhe e këtij vendi. Unë këtu mendoj se kemi më tepër kornizën e drejtësisë, se drejtësi. Ose drejtësia duhet të ishte shumë e ashpër, ose mund të jepte pafajësi. Integriteti i Saimir Tahirit u vërtetua, nuk është trimëri e vogël të hysh në burg. Grupe kriminale mund ta duan kokën tënde”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here