Google search engine
Home Politike “Nuk fitohen zgjedhjet duke bërë…”, Spartak Braho hedh akuza të rënda për...

“Nuk fitohen zgjedhjet duke bërë…”, Spartak Braho hedh akuza të rënda për Vangjush Dakon: Ja çfarë i kam thënë Edi Ramës

0
174

Ish-deputeti Spartak Braho deklaron se PS-ja nuk mund t’i fitojë zgjedhjet në Durrës duke vendosur si kryetar shtabi Vangjush Dakon.

Duke folur për emisionin “Frontline” në “News 24” Braho u shpreh se Rama ka lënë mënjanë shumë ish-deputetë socialistë dhe vetë ai i ka tërhequr vërejtje për bashkëpunimin e tij me Dakon.

“Rama na ka harruar. Rilindja nuk ngjiti. PS ishte parti e madhe dhe e ardhur nga Partia e Punës dhe erdhi duke u modernizuar, duke u çliruar nga dogmat komuniste dhe kaloi në një parti social-demokrate. Ka nevojë të reformohet. Kryeministri është një drejtues ekzekutiv shumë i zoti, edhe shumë punëtor, por është defektoz në zgjedhjen e njerëzve që ka angazhuar.

Nuk fitohen zgjedhjet duke vënë kryetar shtabi Vangjush Dakon. Është ‘non grata’. Dje ishte me strukturat e PS-së ai. Një njeri që e ka bërë Durrësin çarap. Është kreu i ‘Cosa Nostra’-s, jo në thonjëza, por reale në Durrës. Motra e tij shefe llogarie në bashki, vëllezërit e tij ndërtojnë pallate, hotele në toka shtetërore. Do votoj për PS-në jo për Vangjush Dakon. Ka shkatërruar partinë. Prishi partinë. Ndërtoi struktura apo njerëz që kishin të  bënin me kupolën familjare, shoqërinë, thirri malavitën i bëri ortakë, një pjesë janë ortak, i përdori edhe në zgjedhje, derisa një ditë e mbushi kupën u shpall non grata. I thashë z.Rama çfarë do ti me këtë. S’ka PS në Durrës, kjo më djeg”, tha Braho.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here