Google search engine
Home Sport Mane ngushëllon Salahun për humbjen e Kupës së Afrikës, por i kujton...

Mane ngushëllon Salahun për humbjen e Kupës së Afrikës, por i kujton se titullin e fitoi shoku i tij

0
215

Kupa e Afrikës shkoi për Senegalin që e fitoi për herë të parë. Egjiptianët u zhgënjyen, përfshi edhe “yllin” e tyre, Mohamed Salah

Në finalen e Kupës së Afrikës u përballën të dielën Egjipti me Senegalin, ku fitoi ky i fundit pas gjuajtjes së penalltive. Duhet thënë se ishte një nga momentet më të bukura futbollistike të këtij viti, por në fund fati ishte me senegalezët që çuan trofeun në shtëpi. Padyshim që favoritë ishin egjiptianët, që kishin në përbërjen e tyre edhe një sulmues të fuqishëm si Mohamed Salah, por nuk ia dolën, ndërkohë që në vend të Salah triumfoi shoku i tij i skuadrës tek Liverpuli, Sadio Mane, i cili nga një anë e provokoi kur i shprehu ngushëllimin për humbjen e trofeut të rëndësishëm vjetor, or në të njëjtën kohë vlerësoi skuadrën ku bën pjesë që në këtë kompeticion tregoi vlera dhe e meritoi trofeun. Duke folur për egjiptianin e Liverpulit, Mane tha se Mohamed Salah nuk është tip që dorëzohet lehtë dhe mërzitja që e shoqëroi pas humbjes së finales së Kupës së Afrikës do t’i kalojë. Pra, sulmuesi i Senegalit, Sadio Mane, ka thënë se Mohamed Salahu i Egjiptit do të rikthehet edhe më i fuqishëm, pasi ai u mposht pikërisht nga Mane në finale të Kupës së Kombeve të Afrikës të dielën. Senegali e mundi Egjiptin 4:2 në penallti, për ta fituar Kupën e Kombeve të Afrikës për herë të parë në historinë e vet të dielën në Kamerun. Ndeshja në kohë të rregullt mbaroi pa gola 0:0 dhe u nevojitën vazhdimet dhe pastaj penalltitë për ta përcaktuar fituesin. Portieri i Egjiptit Gabaski e priti penalltinë e sulmuesit të Liverpulit gjatë kohës së rregullt, por Mane i ruajti nervat dhe shënoi gjatë penalltive kur kishte më shumë rëndësi. Portieri i Çelsit Eduard Mendi e priti penalltinë e Mohanad Lashin për t’i dhënë Manes mundësi ta fitojë trofeun për Senegalin në Yaounde Olembe Stadium. Në një ndeshje të cilësuar si beteja mes sulmuesve të Liverpulit, kapiteni i Egjiptit Mohamed Salah dhe Mane i Senegalit, ishte ky i fundit që triumfoi. I pyetur se çfarë mesazhi i dërgoi Salahut pas disfatës, Mane tha: “Vetëm i thashë se ai është kampion dhe se ai e di se kjo disfatë sot nuk do ta shqetësojë atë shumë, sepse kjo nuk është hera e parë dhe se është pjesë e lojës”. “Pra, mund të ndodhë dhe nëse ndodh, e di se ai është shumë i fortë dhe do të rikthehet më i fuqishëm”, shtoi ai. Senegali u shpall kampion i Afrikës më në fund, pas dy dështimeve paraprake në finale. Duhet thënë se skuadra ka në gjirin e vetë disa lojtarë cilësorë që luajnë në top-ligat europiane, përfshi dhe sulmuesin Sadio Mane, që ka marrë vlerësime të larta tek Liverpuli në Premier League angleze.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here