Google search engine
Home Bota Rajoni Kosova nis restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, ambasadori gjerman del kundër:...

Kosova nis restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, ambasadori gjerman del kundër: Kjo është kultura e kujtesës në mënyrën e gabuar

0
162

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde është shprehur i shqetësuar lidhur me fillimin e restaurimit të shtëpisë së Xhafer Devës, të cilën Ministria e Kulturës e konsideron si një prej objekteve më të veçanta të trashëgimisë kulturore në Mitrovicë. “Kjo është kultura e kujtesës në mënyrën e gabuar. Kultura e kujtesës dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore duhet të merren si mundësi për t’u marrë me të kaluarën në një mënyrë të hapur dhe të vërtetë. Ambasada Gjermane është e gatshme të mbështesë çdo qasje të arsyeshme ndaj kulturës së kujtesës në Kosovë”, ka shtuar ambasadori gjerman. Më 2 shkurt, Ministria e Kulturës njoftoi për fillimin e restaurimit të shtëpisë së Xhafer Devës. “Gjatë ditës së djeshme filluan punimet restauruese në Shtëpinë e Xhafer Devës, shtëpi e ndërtuar në vitin 1930 në qendër të vjetër të qytetit nga arkitektë dhe punëtorë austriakë. Shtëpia e Xhafer Devës ka vlerë të jashtëzakonshme shoqërore, kulturore, historike dhe arkitektonike për tërë rajonin”, u tha në njoftimin e MKRS-së. Projekti është paraparë të përfundojë në fund të këtij viti. Në vitin 1944, Xhafer Deva ishte emërua Ministër i Punëve të Brendshme në qeverinë e Shqipërisë. Në pranverë të po atij viti, ai e kishte ngarkuar një ndër krerët e “Lidhjes së Dytë të Prizrenit”, Bedri Pejanin, që të krijonte divizionin SS “Skanderbeg”, që sipas disa historianëve, i kontribuoi fuqishëm kryerjes së krimeve ndaj hebrenjve. Nga ana tjetër, mbështetësit shqiptarë të aktivitetit të Xhafer Devës e lidhin rolin e tij kryesisht me formimin e “Lidhjes së Dytë të Prizrenit”. Xhafer Deva konsiderohet nga këta si themelues dhe kryetar i shquar i këtij formacioni ushtarak e qeverisës në mbrojtje të kufijve të Shqipërisë. Ndërkohë ka dhe nga ata që e akuzojnë si autor të masakrës së 4 shkurtit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here