Google search engine
Home Lifestyle Ish-kryebashkiakja e njohur shpërthen keq ndaj Monika Lubonjës: Prapanike, paragjykuese dhe cinike!...

Ish-kryebashkiakja e njohur shpërthen keq ndaj Monika Lubonjës: Prapanike, paragjykuese dhe cinike! Keqardhje për ty se je e papjekur nga truri! Ha e pi qyl e shullëhesh në diell. Je me mentalitet të babaqemos

0
235

Ish-kryebashkiakja e LSI në Përrenjas Miranda Rira ka shpërthyer ndaj aktores Monika Lubonja, konkurrente në “Big Brother VIP”, për deklaratat e saj mbi Përrenjasin.

 “E di këtë, ça nga vij unë, nga Prrenjasi vij unë?”, do të shprehej Lubonja, duke nxitur një stuhi komentesh kritikuese në rrjetet sociale.

Rira thotë se Lubonja ha e pi qyl ndërkohë që paguhet si këshilltare e bashkisë së Tiranës nga taksat e qytetarëve.

Postimi i Miranda Rirës

Ti Monika Lubonja që ha a pi qyl në atë shtëpi, që shëllehesh tërë ditën në diell dhe ndërkohë paguhesh edhe si këshillare e Erion Veliajt, me taksat e qytetarëve të Tiranës, ti sot fyen një zonë të tërë, duke thënë se “nuk je nga Prrenjasi”!!! .

Po pse moj grua e rritur në moshë por e papjekur nga truri, akoma me kohën dhe mentalitetin e babaqemos ecën ti, që njerëzit vlerësohen nga vijnë dhe jo nga aftësitë e tyre, dhe jo se kush ata/ato janë në të vërtetë?!

Qënke prapanike, paragjykuese dhe cinike!! Keqardhje për ty!

Gratë dhe vajzat e Prrenjasit, luftojnë fort për bukën e fëmijëve dhe të familjeve të tyre, janë heroina të pashoqe në luftë me padrejtësitë e jetës, janë luftarake, të zgjuara e të forta, të rritura mes ujit të ftohtë të Qaf-Thanës, fushës së Domosdovës dhe kodrave të bukura të Shebenikut e Bërzeshtës.

Nuk është turp të jesh nga Prrenjasi, o moni tyryfy, nuk është turp të jesh nga ç’do cep e çdo vend i Shqipërisë sonë të bukur!

Turp është të arsyetosh si fëmijë kur je 50 e kusur, dhe të hash bukën e tjetrit qyl!!!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here