Google search engine
Home Politike Zgjerohen hetimet për inceneratorët/ A do paraqitet Edi Rama? Tabaku tregon përgjigjen...

Zgjerohen hetimet për inceneratorët/ A do paraqitet Edi Rama? Tabaku tregon përgjigjen e kryeministrit për thirrjen si dëshmitar 

0
218

Nënkryetarja e PD, Jorida Tabaku, njëkohësisht edhe kryetarja e komisionit hetimor parlamentar për inceneratorët, me miratimin këtë të hënë të planit të hetimit, tha se PD nuk ka më asnjë pengesë për të çuar para drejtësisë “personat përgjegjës deri tek Edi Rama”.

Në një dekaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, Tabaku u shpreh se “faktet tregojnë që PD nuk ka asnjë pengesë që t’i shkojë kësaj afere deri në fund deri kur para drejtësisë të shkojë ai që i ka mbrojtur politikisht dhe ata që kanë firmosur”.

Lidhur me listen e deshmitareve, Tabaku tha se pas dy javesh do te jape deklarimet e tij edhe kryeministri Rama qe ka konfirmuar pranine e tij.

“Nga e hëna nisim thirrjen e dëshmitarëve, me grupin e parë me mediat e specialistët në javën e dytë personat politikë, kryeministri Edi Rama qe ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij, ministrat dhe te kryetarët e bashkisë”, tha Tabaku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here