Google search engine
Home Politike Drejtesi “Nuk kam lidhje me Habilajt”/ Prokuroria kërkon dënimin me burg të Saimir...

“Nuk kam lidhje me Habilajt”/ Prokuroria kërkon dënimin me burg të Saimir Tahirit, zbardhet çfarë deklaroi sot ish-ministri në sallën e gjyqit

0
498

Ditën e sotme është duke u mbajtur në Apelin e Posaçëm seanca ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, me një trup të re gjykuese, duke iu përgjigjur vendimit të Gjykatës së Lartë.

Mësohet se prokuroria po iu qëndron akuzave që ka bërë edhe në shkallën e parë, duke kërkuar dënimin e Tahirit me 8 vite burg.

Ndërkohë që vetë Tahiri dhe avokati i tij mbrojtës Maks Haxhia janë shprehur se prokuroria nuk ka paraqitur asnjë provë të re, duke lexuar konkluzione që janë thënë edhe më herët.

‘Prokuroria nuk ka paraqitur asnjë provë të re, ne i qëndrojmë mbrojtjes që kemi bërë në shkallën e parë’, ka thënë avokati Maks Haxhia.

Ndërkohë që vetë Tahiri pretendon se nuk ka asnjë lidhje me grupin e Habilajve.

‘Nuk kam asnjë lidhje me Habilajt’, mësohet të ketë thënë gjatë mbrojtjes Tahiri, ndërkohë që seanca ka vijuar me mbrojtjen dhe të të akuzuarit tjetër Jaeld Çela.

Prokuroria e akuzon Tahirin për trafik droge, shpërdorim detyre, dhe pjesëmarrje në grup kriminal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here