Tronditëse! Ndodh e papritura në emisionin shumë të komentuar të Top Channel, konkurrentja humb ndjenjat

0
306

Një nga diskutimet më kryesore të komentuara sot në “Për’puthen PRIME” ka qenë edhe situata midis Anës dhe Erjonit, shkak i krisjes së marrëdhënies së secilëve është bërë pikërisht afrimiteti i saj me Edin.

Gjatë përballjes së dyshes, Ana u shpreh se me Edin ka më shumë ndjesi, ndaj dëshiron të shkëputet nga Erjoni, duke i kërkuar kështu falje Mikelës, që sipas saj, ishte e pavlerë.

Ndërkohë, e akuzuar se po e përdor Edin për lojë, Ana ia vërtetoi Erjonit të kundërtën, duke i dhuruar një puthje Edit e duke i surprizuar të gjithë në studio.

Megjithatë, duket se situata midis djemve u acarua shumë pas hapësirës publicitare. Shkak, sipas tyre, u bë batuta e Erjonit, i cili përmendi “sa herë shkonte Edi në tualet”. Kjo gjë nuk u prit mirë nga ky i fundit, duke krijuar tensione në skenë.

Djemtë sa nuk u konfrontuan fizikisht, ndërkohë që të pranishmit e tjerë në studio u përpoqën t’i qetësonin.

Pas transmetimit të pamjeve, Ana u përlot ndërkohë që humbi ndjenjat në studio.

Nga ana tjetër, djemtë u munduan të sqaronin se debati dhe konflikti nuk ndodhi pët shkak të Anës, edhe pse kjo e fundit e përjetoi shumë keq, duke u larguar nga emisioni

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here