Google search engine
Home Politike Drejtesi KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin e Shkodrës Gentian Marku, u vlerësua pozitivisht...

KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin e Shkodrës Gentian Marku, u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës

0
332

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, shpalli dje vendimin e konfirmimit në detyrë të gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Shkodrës, Gentian Marku. Gjatë seancës dëgjimore që u zhvillua pak ditë më parë, Marku u përball me disa pyetje për transaksionet e kryera me tokën e marrë nga familja e tij përmes ligjit 7501 dhe iu kërkuan shpjegime për një prej denoncimeve për kriterin profesional. Problemet e gjetura në kriterin e pasurisë, përfshi edhe pamjaftueshmëria financiare për kryerjen e transaksioneve u sqarua se i përkisnin periudhës përpara fillimit të detyrës. Gjyqtari Marku u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës. Trupa që shqyrtoi çështjen ndaj Markut kryesohej nga Suela Zhegu, me relatore Brunilda Bekteshi dhe me anëtare Firdes Shuli. Gjatë relatimit nuk u tha nëse Marku ishte kaluar apo jo barrë prove gjyqtarit në lidhje me gjetjet. Bekteshi tha, se kishte të qartë se problemet e gjetura, përfshi pamjaftueshmëri burimesh financiare në disa transaksione, i përkisnin një periudhe para fillimit të detyrës. Vetë Marku tha se vlerësonte hetimin e thelluar nga Komisioni, por këmbënguli se ky i fundit kishte tejkaluar parashikimet ligjore duke iu referuar hetimit të pasurive para fillimit të detyrës. Bekteshi vuri në dukje dhe u përfshi më pas edhe në debat me Markun në lidhje me një pasuri tokë arë dhe një pasuri tjetër truall që siç doli ishte kaluar nga babai te subjekti përmes një kontrate shitblerje. Gjyqtari tha, në seancë se forma ishte zgjedhur për shkak se pjesëtimi në natyrë i pronës nuk kishte qenë i mundur. Ai tha se të gjitha të ardhurat e tij, përfshi ato për krijimin e kësaj pasurie ishin menaxhuar nga babai dhe se ishte ky i fundit që kishte zgjedhur edhe mënyrat se si ishin bërë transaksionet. Marku pranoi disa probleme në lidhje me afatet që ishin gjetur në kriterin e profesionalizmit, por tha se një pjesë kishin të bënin me kohën kur ai ishte duke bërë praktikën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here