Momente paniku po përjetojnë banorët e Elbasanit. Një minë me sahat dyshohet se është hedhur në një kosh mbeturinash në zonën që njihet ndryshe edhe si kryqëzimi Dinamo në këtë qytet.
Mësohet se sendi që dyshohet të jetë një minë me kronometër është i futur në një qese të zezë dhe vazhdimisht pulson.
Policia e Elbasanit ka rrethuar menjëherë zonën dhe ka krijuar një perimetër sigurie, ndërkohë në zonë ndodhet edhe makina të zjarrfikëses.





































