Google search engine
Home Politike I vetmi emër që nuk u bë publik/ Kush është kandidati surprizë...

I vetmi emër që nuk u bë publik/ Kush është kandidati surprizë që çon PS-në Lushnje në sondazh 

0
376

Pasditen e kësaj të premte (28.01.2022) pas mbledhjes Kryesia e Partisë Socialiste vendosi emrat  kandidatëve për bashkitë që do të shkojnë në zgjedhje më 6 mars. I vetmi emër që nuk u bë publik ishte ai për bashkinë e Lushnjës.

Mësohet se dy janë emrat që kanë mbetur në garë, por që siç duket nuk kanë marrë akoma miratimin e Kryeministrit Edi Rama.

Eriselda Sefa kryetarja në detyrë dhe Krenar Haxhiu, drejtor i OSHEE Lushnjës janë dy emrat, të cilët do të garojnë mes tyre për kandidatët për kryetar Bashkie në Lushnjë më 6 mars.

Haxhiu duket se ka pasur një mbështetje të madhe në radhët e kryesisë së PS-së në Tiranë dhe kjo ka qenë arsyeja se pse Taulant Balla nuk ka mundur të bëjë publik emrin e kandidatit te Lushnjës ashtu sikurse u bë me 5 përfaqësuesit politikë të bashkive të tjera.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here