Policia e Shtetit ka dalë në një konferencë për mediat për të zbuluar detaje nga megaoperacioni antidrogë në Mat i zhvilluar ditën e djeshme.
Një operacion i madh antidrogë është zhvilluar së fundmi në zonën e Matit dhe të Dibrës. Nga policia bëhet e ditur se ky operacion është një goditje e madhe në kuadër të luftës kundër kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, megjithatë ende nuk është bërë e ditur sasia e drogës së kapur.
“U bë arrestimi i Gëzim Koleci, Mehmet Koleci, Idajet Koleci, Aldet Koleci, Vilson Koleci, Gesian Koleci. Lizam Koleci, Agim Koleci, Besmir Koleci, Afrim Pepa, Fatjon Doda, Lezian Koleci, Azbi Xhecuka. Gazmir Xhecuka”
“Baftjar Xhecuka është shpallur në kërkim.”
Ata akuzohen për kultivim narkotikësh. Këta persona si një grup i mirë organziuar akuzohen për 5 kultivime kanabisi, 2019-2021 kanë kultivuar në kohë të ndryshme bimë narkotike.
“Në orën 10:00, Policia e Shtetit, do të jetë në konferencë, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe Prokurori i Matit, për finalizimin e një megaoperacioni antidrogë, në kuadër të luftës kundër kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike”, tha policia.
Mësohet se nga burime pranë policisë se të arrestuarit, të skeduar si persona problematikë, janë mbajtur nën përgjim prej verës së vitit 2020, pasi efektivët kanë gjetur disa parcela me kanabis në malet e zonës.





































