Google search engine
Home Lifestyle E PAPRITUR/ ‘Big Brother VIP’ del me njoftimin e rëndësishëm, kjo banore...

E PAPRITUR/ ‘Big Brother VIP’ del me njoftimin e rëndësishëm, kjo banore largohet nga shtëpia më e famshme

0
303

Mbrëmjen e djeshme Einxhel Shkira lëndoi krahun gjatë një loje të organizuar brenda shtëpisë. Si rrjedhojë, faqja zyrtare e “Big Brother VIP” ka bërë një lajmërim të rëndësishëm.

Einxhel do ta lërë për pak kohë shtëpinë e Big Brother për të marrë trajtim më të specializuar në spital. Megjithatë, gjendja e saj është e mirë dhe shumë shpejt do të rikthehet.

“Gjatë mbrëmjes së djeshme banorja Einxhel Shkira ka lënduar krahun.

Ajo ka marrë menjëherë ndihmën e nevojshme nga stafi mjekësor por do t’i duhet të marrë trajtim më të specializuar.

Einxhel duhet të niset drejt spitalit duke u detyruar kështu të lërë për pak kohë shtëpinë e “Big Brother”.

Gjatë gjithë trajtimit dhe vizitave, çdo lëvizje e saj do të jetë e monitoruar nga kamerat.

Gjendja e saj është e mirë dhe shumë shpejt do t’i ribashkohet shtëpisë”, shkruhet në njoftim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here