Zbardhen MESAZHET/ U kap ‘mat’ nga kamerat, Flamur Noka komunikon fshehtas me Nikollën dhe Manjën! Publikohet çfarë i kërkoi deputeti kryeparlamentares: Lëre edhe njëherë…

0
248

Deputeti Flamur Noka është kapur “mat” ditën e sotme gjatë seancës plenare, duke komunikuar me kundërshtarët politikë, Flamur Noka dhe Ulsi Manja.

Në aplikacionin “Whatsapp”, Noka ka komunikuar sot me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla. Biseda mban orën 12:17, kohë kur zhvillohej seanca plenare. “Lëre edhe njëherë Berishën për procedurë”, lexohet t’i ketë shkruar Noka, kryeparlamentares. Po ashtu ai ka komunikuar edhe me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja.

Ishin kamerat e Kuvendit që fiksuan pamjet, në një kohë që Noka herë pas here hedh akuza të rënda ndaj kundërshtarëve politikë.

Kujtojmë se ky i fundit që prej 9 shtatorit, me përjashtimin e Berishës nga Grupi Parlamentar i PD-së, është pozicionuar krah tij dhe kundër kreu aktual Lulzim Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here