Google search engine
Home Sport Prapaskenat e bujshme nga gazetari: Mesi mund të qëndronte te Barcelona, por...

Prapaskenat e bujshme nga gazetari: Mesi mund të qëndronte te Barcelona, por u tradhëtua nga Pike 

0
202

Largimi i Lionel Mesit nga Barcelona verën e vitit të kaluar ishte një nga lëvizjet më të mëdha në historinë e futbollit. Gjithsesi, ky transferim mund të ishte shmangur. Mediat spanjolle pranë Barcelonës kanë bërë me dije se një nga personat nga i cili Mesi ka mbetur mjaft i zhgënjyer është Xherard Pike. Televizioni “Esport 3” ka hedhur dritë në lidhje me ftohjen e marrëdhënieve mes Leo Mesit dhe Pikesë.

Gazetari Luis Kanut shkruan se Mesi ka mbetur i zhgënjyer për të mos thënë i tradhtuar nga Pike për lojën e dyfishtë që mbrojtësi bënte vjet në verë në lidhje me rinovimin e kontratës. Pike, një nga lojtarët më me peshë në dhomat e zhveshjes te Barça bëri një lojë të dyfishtë duke mbrojtur publikisht shokët e ekipit nga njëra anë dhe nga ana tjetër negocionte fshehurazi me ish-presidentin Bartomeu për të përfituar personalisht.

“Kontrata e rinovimit të Pikesë me Barçën e dëmtoi jo pak Mesin dhe ai u ndie i zhgënjyer. Për më shumë Mesi u ndie i tradhëtuar nga Pike sepse Pike nuk vendosi të ulte pagën e tij deri në momentin që Mesi u largua nga Barcelona. Mesi mendon se Pike duhet të kishte pranuar ulje rroge para largimit të Leos, kështu që argentinasi nuk do të kishte lënë Barçën”,” tha ai.

Kujtojmë që Mesi dhe Pike kanë qenë miq mjaft të ngushtë, por me kalimin e viteve marrëdhëniet mes tyre janë ftohur së tepërmi, madje në Spanjë flitet se ata nuk kanë më asnjë kontakt me njëri-tjetrin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here