Një qytetare e zonës së Laprakës ka treguar historinë e saj lidhur me menaxhimin e pandemisë së koronavirusit.Teksa proteston për shembjen e banesave të tyre para Kuvendit, ajo tregoi se kishte marrë lajmin për vdekjen e bashkëshortit, por pas 6 orësh mësoi se asgjë nuk kishte ndodhur.
Megjithatë shtoi se sërish bashkëshorti ndërroi jetë, pas 3 ditësh pasi nuk ishte futur në intubim.
“Burrin e shtrova në spital. Unë çova fjalë nëpër komshinj. Erdhën njerëzit për varrimin e burrit, porosita e kafen. Mbas 6 orës, tragjedi, më thanë që burri është gjallë. Shkoi djali me vajzën shohin burrin, ishte gjallë por nuk kishte marrë intubim. Marrin doktorin në telefon, më thotë doktori që jam nipi i filanit, provo e kërko intubimin. Për 3 ditë burri im vdiq,”-tha ajo para mediave.