Seanca plenare e ditës së sotme në Kuvend ka nisur me tendione dhe debate, ku do të diskutohen dhe miratohen disa projektligje të rëndësishme, siç është ai për noterin, për regjistrimin e pronarëve apo për profesionin e ndërmjetësit të pasurive të paluajtshme.
Deputeti demokrat Luan Baçi ka shpërthyer me tone të forta në sallën e Kuvendit ndaj Lulzim Bashës. Deputeti u shpreh se i kanë ndërruar vendin ne Kuvend.
Baçi tha se askush nuk mund t’ja ndërrojë vendin, pasi ai është zgjedhur aty nga demokratët.
‘Të hënën kaluar në seancë u paraqita në kuvend dhe tek vendi ku duhet të ulesha gjeta një tjetër. Basha mund t’u sjellë shkresë pas shkresë për të ndërruar vendet, dhe të dënoni një nxënës në vendin e fundit. Mendoj se ju duhet të konsultoheni. Është në detyrën tuaj që ne të marrim një informacion paraprak. Dikush me tha se emrin e ke në korridor dhe do të rrish në korridor. Emrin dhe karrigen nuk ma ka caktuar as Basha, mua me përjashtojnë nga grupi parlamentar vetëm demokratët.’- tha Baçi.