Google search engine
Home Aktualitet Finalizohet super operacioni! 1.6 ton drogë nga Afrika në Spanjë, arrestohet trafikanti...

Finalizohet super operacioni! 1.6 ton drogë nga Afrika në Spanjë, arrestohet trafikanti shqiptar, ja skema që kishin përdorur

0
303

Një shqiptar dhe 5 spanjollë kanë rënë në prangat e policisë për shkak se akuzohen për trafikim të sasive të mëdha të drogës.

Sipas mediave spanjolle 6 personat janë kapur me ngarkesa prej 1.6 ton hashash. Policia zbuloi se shqiptari dhe 5 spanjollët importonin drogën nga Afrika e Veriut në ishujt Kanaire.

Droga ishte fshehur në pjesën fundore të një kamioni të modifikuar. Rrjeti i goditur i drogës thuhet se drejtohej nga dy biznesmenë të sektorit të transportit në Alicante të cilët kanë pasur bashkëpunimin e dy trafikantëve me përvojë të drogës.

Duke përfituar nga afërsia gjeografike, ata krijuan një platformë me të cilën do të kryenin dërgesën e drogës nga Maroku në Spanjë, duke bërë një ndalesë në Ishujt Kanarie. Dyshohet se disa nga dërgesat e drogës kishin si destinacion vende të tjera të Europës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here