Google search engine
Home Politike Helidon Bushati dha dorëheqjen, Lulzim Basha bën lëvizjen urgjente, ia beson Shkodrën...

Helidon Bushati dha dorëheqjen, Lulzim Basha bën lëvizjen urgjente, ia beson Shkodrën krahut të tij të djathtë 

0
235

Partia Demokratike njofton përmes një komunikate për shtyp se pas dorëheqjes së Helidon Bushatit nga posti i drejtuesit politik të qarkut të Shkodrës, në vend të tij është vendosur deputeti Enkelejd Alibeaj.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË:

Duke e konsideruar qarkun Shkodër si një nga qarqet më të rëndësishme për Partinë Demokratike, Kryetari i Partisë Demokratike ka vlerësuar se qarku Shkodër ka të domosdoshme drejtimin nga një funksionar i lartë i PD dhe ka zgjedhur si Drejtues Politik të qarkut Shkodër, Nënkryetarin e PD dhe Kryetarin e Grupit Parlamentar z. Enkelejd Alibeaj.

Duke falenderuar z. Helidon Bushati për rolin dhe përgjegjësinë e marrë në drejtimin e qarkut gjatë betejës elektorale të 25 Prillit dhe fokusimin e tij aktual tek beteja parlamentare kundër regjimit të korruptuar të Edi Ramës, Kryetari i PD shpreh bindjen se me drejtimin e ri politik, Partia Demokratike në Qarkun e Shkodrës do të jetë bastion i fuqishëm i PD dhe në krye të fitores së PD në gjithë Shqipërinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here