Google search engine
Home Aktualitet Zbardhen detaje të reja/ Tritoli në derën e shtëpisë së Armando Dukës,...

Zbardhen detaje të reja/ Tritoli në derën e shtëpisë së Armando Dukës, policia merr në ruajtje banesën. Sekuestrohen pamjet e kamerave të sigurisë

0
241

Mbrëmjen e kaluar i është vendosur tritol në banesë kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka. Për fat të mirë, veç dëmeve materiale nuk ka persona të lënduar.

Deri më tani nuk ka persona të shoqëruar. Gjatë shpërthimit ka pasur dëme të shkaktuara në derën kryesore të banesës si dhe perimetrin e sigurisë së vendosur nga efektivët. Këta të fundit, ndodhen ende në vendngjarje dhe po ruajnë banesën.

Mësohet se janë marrë pamjet e kamerave të sigurisë te banesa e Dukës, ku pritet dhe të hidhet dritë më tepër mbi dinamikën se si ndodhi ngjarja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here