Moti i ftohtë “ka ngrirë” kryeqytetin grek, duke bërë që rrugët e Athinës të mbushen nga bora.
Kjo ka rënduar qarkullimin e atuomjeteve. Sipas autoriteteve vendase 1.200 automjete kanë ngecur në “Atiki Odo” për mbi 20 orë pasi lëvizja është bërë gati e pamundur.
Me temperaturat nën zero, pa ushqim dhe pa ujë, shumë familje e jo vetëm kanë mbetur në të njëjtin vend pa lëvizur.
Ushtria greke është angazhuar në ndihmë njerëzve që po vuajnë larg familjeve në kushte ekstreme të motit, duke i ofruar ushqim të ngrohtë dhe ujë.
Në mesin e situatës alarmante ka fëmijë, gra shtatzëna dhe të moshuar.









































