Google search engine
Home Politike Përplasja me Berishën për kandidatët në zgjedhjet e 6 marsit, Gjykata njeh...

Përplasja me Berishën për kandidatët në zgjedhjet e 6 marsit, Gjykata njeh Lulzim Bashën si kryetar të PD-së (Dokumenti)

0
253
Kryetari i PD Lulzim Basha dhe ish Kryeministri, Sali Berisha, gjate nje ceremonie festive te organizuar me rastin e 25 vjetorit te themelimit te gazetes Rilindja Demokratike, RD, organ i Partise Demokratike. /r/n/r/nLeader of the Democratic Party Lulzim Basha and Former Prime Minister Sali Berisha, during a festive ceremony organized to mark the 25th anniversary of the founding of the Democratic Revival newspaper, RD, an organ of the Democratic Party.

Teksa beteja mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Lulzim Bashës, shkoi në gjykatë për ndryshimet në statut, kjo e fundit ka dhënë verdiktin e saj. Gjykata e Tiranës përmes një dokumenti zyrtar, njeh Lulzim Bashën si kryetar të PD-së.

Gazetari Osman Stafa ka siguruar vërtetimin e Gjykatës së Tiranës, që mban datën 24 janar 2022.
Gjatë gjithë kësaj kohe Sali Berisha ka deklaruar se Lulzim Basha është i shkarkuar nga PD, dhe veprimet e deritanishme të tij, kanë qenë nën emër të selisë blu.

Jo vetëm kaq, por Sali Berisha ka deklaruar se në zgjedhjet e pjesshme lokale, kandidatët e tij do të hyjnë nën siglën e PD-së, dhe nën emrin e Partisë Demokratike. Diçka e tille duket se nuk njihet në dokumente, pasi fillimisht KQZ, tani edhe Gjykata, njeh Lulzim Bashën si kreun e PD-së.

foto galeri

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here