Google search engine
Home Aktualitet E eliminuan për pazare droge, mediat ekuadoriane zbulojnë sa para fitonte shqiptari...

E eliminuan për pazare droge, mediat ekuadoriane zbulojnë sa para fitonte shqiptari i vrarë në Ekuador, dalin në dritë lëvizjet e tij

0
219

Mediat ekuadoriane shkruajnë se shqiptari Ergys Dashi, ishte i lidhur me një bandë droge e cila vepronte në disa vende të botës.

34 vjeçari Ergys Dashi në Ekuador nuk kishte asnjë precedentë penal apo hetim ndaj tij.

“Dashi ishte arrestuar më parë në Itali si një nga krerët e një organizate kriminale. Ai u vu në pranga më 18 shtator 2014 së bashku me 31 persona të tjerë, pas një goditjeje të rëndë ndaj trafikut shqiptar të drogës”, shtoi kjo gazetë.

Organizata e tij merrte drogë nga vende të tilla si Bolivia, Spanja dhe vendlindja e tij, Shqipëria. Vlerësohet se për këtë trafik droge në tokën italiane ai ka shtuar nga 70.000 deri në 90.000 dollarë në muaj.

Kujtojmë se Ergys Dashi, mbeti i vrarë teksa po hante në lokal, kur dy subjekte të mbërritur me motor hynë në vend, pasi kishin frikësuar personat që ndodheshin brenda, për ta qëlluar nga afër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here