Google search engine
Home Aktualitet Zbardhen detajet tronditëse nga vrasja në Lezhë/ 65-vjeçari u ekzekutua nga një...

Zbardhen detajet tronditëse nga vrasja në Lezhë/ 65-vjeçari u ekzekutua nga një i mitur, dyshohet se u vra për … (EMRI)

0
204

Policia e Lezhës ka arrestuar një 17-vjeçar që kreu vrasjen e 65-vjeçarit para pak minutash, në fshatin Manati të Lezhës. Dyshohet se 17-vjeçari e kreu këtë veprim për të marrë hak për babain e tij.

Sekuestrohet dhe arma e krimit.

Shërbimet e DVP Lezhë dhe të Komisariatit të Policisë Lezhë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Manati kishte të shtëna me armë zjarri, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Falë reagimit profesional e të menjëhershëm është bërë i mundur neutralizimi dhe kapja e 17-vjecarit F. P.

17-vjeçari, rreth orës 12:00, në rrethana ende të paqarta dyshohet se vrau me armë zjarri shtetasin Leke Gjonaj, 65 vjeç, banues në Manati, dyshohet për motive hakmarrjeje.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar dhe armën zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se 17-vjeçari kreu krimin.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here