Sfidës së hapur nga aktori Agron Llakaj, pas poezisë që recitoi nga Korça presidenti ilir Meta, i është bashkuar edhe vëllai i ish-ministrit Lefter Koka, Leonard Koka.
Në një video të postuar në rrjetet sociale, shihet se si Koka lë telefonin në tavolinë dhe nis të recitojë me këmbë e me duar brenda ambienteve të banesës së tij. Ai dëgjohet teksa imiton Presidentin Meta duke recituar vjershën për Korçën, ndërsa në sfond dëgjohet zëri i Bora Zemanit, në emisionin ‘Përputhen’.










































