Google search engine
Home Politike Zgjedhjet/ ‘Lufta’ në PD edhe në KQZ, Ilirjan Celibashi ‘fundos’ Sali Berishën,...

Zgjedhjet/ ‘Lufta’ në PD edhe në KQZ, Ilirjan Celibashi ‘fundos’ Sali Berishën, zbardhen detajet e fundit

0
294

Përplasja në Partinë Demokratike, ashtu siç pritej, është transferuar edhe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve i cili është duke zhvilluar sot mbledhjen e parë përgatitore për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

Ivi Kaso, përfaqësues i PD në KQZ por që është me krahun e Berishës, ka kundërshtuar përfaqësinë e PD-së në komision pasi sipas tij i ka dërguar Lulzim Basha që nuk është më kryetar. Sipas tij vula e Partisë Demokratike ka ndryshuar që më 11 dhjetor. 

“Besoj që momenti procedural kur do të duhet të verifikohet kjo gjë nga ana e KQZ ka për të qenë regjistrimi i subjekteve zgjedhore në garë”, tha Kaso.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here