Google search engine
Home Politike Përplasje në mbledhjen e KQZ/ Thellohet përçarja e PD-së , Lulzim Basha...

Përplasje në mbledhjen e KQZ/ Thellohet përçarja e PD-së , Lulzim Basha zëvendëson këtë emër të njohur, reagon menjëherë Celibashi: Të mos fshihemi pas gishtit…

0
223

Në mbledhjen e KQZ së ditës së sotme është shoqëruar me përplasje në dy fronet e Partisë Demokratike, ku Lulzim Basha kishte kërkuar ndryshimin e përfaqësuesve.

Nga Ivi Kaso, që ka qenë derimë tani, PD e drejtuar nga Lulzim Basha kishte njoftuar me shkrim KQZ që tani e tutje përfaqësuesit e saj ligjorë do të jenë Marash Logu dhe Indrit Sefa.

Vetë Kaso njoftoi komisionerin Ilirjan Celibashi për ndryshimet që sipas tij ka pësuar drejtimi i Partisë, me shkarkimin e Lulzim Bashës në Kuvendin e datës 11 Dhjetor, thirrur nga Berisha.

“Besoj që momenti procedural kur do të duhet të verifikohet kjo gjë nga ana e KQZ ka për të qenë regjistrimi i subjekteve zgjedhore në garë”, tha Kaso.

Përgjigja e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Celibashi, ishte e menjëhershme.

“Të mos fshihemi pas gishtit, sa kohë që zoti Kaso është aty, duhet të themi që deri tani ai ka qenë përfaqësues i Partisë Demokratike.

Kam shkresën e kryetarit të Partisë mbi ndryshimet. Në pikëpamje të ligjit raporti i një partie politike me KQZ-në është një raport i vazhdueshëm, edhe në atë jo zgjedhore. Me gjithë keqardhjen që kam në lidhje me këtë situatë, duhet të pranojmë që jemi në marrëdhënie institucionale.

Ai që është përfaqësues ligjor i saj ka konsideruar se cilët do të jenë përfaqësuesit e saj në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Opinionet dhe mendimet e PD-së nnë lidhje me aktet janë ato që do të prezantojnë nga Indrit Sefa dhe Marash Logu”, tha Celibashi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here