Ish-kryeministri Sali Berisha u përgjigj lidhur me burgosjen e ish-kryetarit të Partisë Socialiste Fatos Nano në vitin 1994. Berisha tha në “Drejt” se diplomatët amerikanë nuk i kërkuan arrestimin e Nanos gjatë kohës kur ai ishte presidenti i Shqipërisë. Lidhur me ish-ambasadorin amerikan në Shqipëri Ëilliam Ryerson dhe lidhjes së fortë me të, Berisha shtoi se interesi i Ryerson ishte dekomunistizimi i Shqipërisë.
Pjesë nga intervista
Kur ju ishit president, Ambasadori amerikan ishte përcaktues në shumë qëndrime që mbanit ju.
Berisha: Në mënyrë absolute jo.
Rajerson ishte i pranishëm në të gjitha veprimtaritë partiake në krahun tuaj, madje ai ka qenë në zyrën tuaj dhe në monentin kur është marrë vendimi për të arrestuar kryetarin e PS.
Berisha: Absolutisht jo, më vjen keq. E kam dëgjuar Fatos Nanon. Absolutisht, asnjë diplomat amerikan nuk ka kërkuar arrestimin e tij. Rajërson është e vërtetë që ishte i afërt por kishte vetëm një motiv, antikomunizmin. Sepse në atë kohë Shqipëria mbeti nga vendet e tjera dhe rrëzimi i sistemit komunist në Shqipëri përbënte një zhvillim shumë pozitiv.
A është miku juaj akoma?
Berisha: E konsideroj atë një mik të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Mund të tregoj histori që tregojnë të kundërtën e asaj.






































