Zv.kryemininistri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, është përballur me protestuesit pasditen e sotme në Podgoricë. Ata e quajtën tradhtar, ndërsa ai u tha se tradhtinë duhet ta kërkojnë diku tjetër.
Zv/kryemininistri Abazoviç u përball me protestuesit në hyrje të ndërtesës së qeverisë, teksa i thërrisnin “o tradhtar”, ndërsa kishin dalë për të protestuar kundër mocionit të dorëzuar nga vetë Abazoviç për votë-besimin ndaj qeverisë.
Kujtojmë se dy ditë më parë Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapi?, ka njoftuar se i ka dorëzuar Kuvendit një iniciativë për shkarkimin e zv.kryeministrit Dritan Abazoviç, duke propozuar që të zëvendësohet nga ministri i Financave Milojko Spajiç.









































