Mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Opinion’, gjatë lidhjes telefonike me kryetarin e Kadastrës, Artan Lame, njëri prej qytetarëve shtroi problematikën e tij. Shtëpia e tij, e ndërtuar mbi një truall, është e legalizuar, ndërsa trualli ku është ndërtuar objekti, nuk është i legalizuar, edhe pse Gjini ka paguar paratë e nevojshme për procedurën.
Në bisedën me Lamen, ky i fundit sqaron arsyen e moslegalizmit të tokës si dhe ka një ftesë për Gjnin.
Gjini: Ligji juaj e ka: shtëpia shkon bashkë me tokën. E ke legalizuar shtëpinë dhe ke lënë tokën. Shtëpinë nuk e kam ndërtuar në ajër, por e kam ndërtuar në tokë. Tani, unë po ta them hajde shikoje e kam shtëpinë aty në tokë, me themele, me të gjitha.
Artan Lame: I dashur Gjin, janë 67 familje shqiptare të cilat qeveria pararendëse iu mori…
Gjini: Nuk më duhet gjë mua.
Blendi Fevziu: Pse nuk i jepet toka zotit Gjin meqë ka paguar dhe lekët?
Artan Lame: S’ka kuptim të japësh një tokë e cila do të bëhet park apo nuk e di çfarë. O Gjin, të lutem, merr kamerën dhe hajde te unë, do bësh procedurën për të marrë paratë.
Blendi Fevziu: O Gjin, do të të çoj unë te Lamja nesër, ta premtoj.









































