Google search engine
Home Politike Kush do të regjistrohet në KQZ në zgjedhjet e pjesshme të 6...

Kush do të regjistrohet në KQZ në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, PD apo Komisioni i Rithemelimit i Sali Berishës? Celibashi jep përgjigjen e prerë

0
223

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi në një dalje për mediat këtë të premte ka deklaruar se në zgjedhjet e pjesshme vendore që pritet të zhvillohen në 6 Mars, mund të regjistrohen t gjitha partitë që plotësojnë kushtet sipas ligjit.

I pyetur nga gazetarët se kë do regjistrojë KQZ, PD-në zyrtare apo Komisionin e Rithemelimit, Celibashi u përgjigj se kjo nuk është çështje e KQZ-së, por e përcaktuar mirë nga ligji.

“Partia Politike që kërkon të regjistrohet si subjekt zgjedhor, duhet të paraqesë disa dokumente,  dhe një vendim nga Gjykata e Tiranës për partinë politike, emrin, organet drejtuese, organet kompetente për marrëdhëniet me të tretët. Nuk është çështje e KQZ-së, por e përcaktuar mirë nga ligji. Në momentin kur do fillojë regjistrimi i partive politike, do të merrni dijeni për partitë që regjistrohen dhe përfaqësuesit e tyre. Qoftë në raport me KQZ-në.” – tha Celibashi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here