Zbulohet emri i parë i kandidatit për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit. Burime të sigurta nga Partia Socialiste e Durrësit i thanë gazetares Klodjana Haxhiaj, se socialistët do të kandidojnë në këtë qark Emirjana Sakon.
Të njëjtat burime bëjnë të ditur se pritet të nisë mbledhja e Kryesisë së PS në Durrës për të prezantuar kandidaten Sako. Mësohet se Emirjana Sako ka marrë edhe mbështetjen e kryeministrit Edi Rama për të kandiduar për kryetare bashkie në Qarkun e Durrësit.









































