Nga Kurbini, Lulzim Basha u shpreh se mesazhet e aleatëve janë të qartë dhe se ata duan që demokratët e shqiptarët të zgjedhin të ardhmen.
LULZIM BASHA: Që duan ndryshimin për familjet. Miqtë e mi duhet të përkthehet në veprim në çdo lagje të Rrëshenit, Laçit, Lezhës Rubikut, njerëzit e vlerave, shumica e heshtur e shqiptarëve që nuk e përdor gjuhën e urrejtjes.
Thonë se Rama nuk ka aleat më të mirë për korrupsionin. Mesazhet e aleatëve, nuk kanë nevojë për përkthim, për ti rrotulluar dhe për të parë filxhanin e kafesë. Duan të shohin të ardhmen, jo ta shohin PD si opozitë e fortë, por duan dhe presin që të jenë përsëri në krahun tonë, kur PD të qeverisin vendin. Si forca që solli demokracinë dhe shtetin e drejtë të së drejtës, jo të një pakice që ka marrë peng 31 vite si plaçë të 3-4 familjeve.
E dinë se nga kjo stuhi që goditi brigjet tona. Do shtrihet anembanë Ballkanit për të rrëzuar pemët e kalbura të korrupsionit, për të mos ia lëshuar Ballkanit Perëndimor atyre që duan ta kthejnë në kohën e BS.
Kurrë mos ardhtë dita që të mos kemi mendime të ndryshme. Atëherë do merrnim fund si parti.









































