Google search engine
Home Politike Meta alarmohet nga shpallja “non grata” dhe bllokimi i pasurive, sulmon SHBA...

Meta alarmohet nga shpallja “non grata” dhe bllokimi i pasurive, sulmon SHBA dhe zbulon telefonatën ultimative nga DASH

0
627

Presidenti Ilir Meta duket se i trembet shpalljes “non grata” nga amerikanët. Në maj të vitit që shkoi ish-kryeministri Sali Berisha dhe familja e tij u shpallën të padëshiruar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ndërkohë që së fundmi në korridoret e politikës ka zëra se edhe presidentin Meta e pret fati i ish-liderit demokrat. Por sa i takon kësaj çështje kaq të ndjeshme dje ka reaguar edhe presidenti Meta. Ky i fundit gjatë një interviste për emisionin “opinion” në televizionin Klan, u pyet se ai trembet shpalljes “non grata”, ndërsa u shpreh se ai nuk i frikësohet këtij ndëshkimi. Madje me tone të ashpra që tregonin se kjo pyetje e acaroi, Meta shtoi se do të ndihej i privilegjuar nëse kjo masë nga DASH të merrej gjatë kohës që ai ishte në krye të shtetit. “Non grata? Mua më vjen për të qeshur me këtë çështje. Kjo do të ishte gjë e mirë se do ishte mesazh për çdo president e kryeministër. Mua nuk do më shqetësonte fare kjo gjë, pasi është një mesazh për zyrtarët. Nëse duan të më shpallin “non grata” amerikanët janë të lirë, madje edhe të më sekuestrojnë pasuritë apo të më ekstradojnë drejt SHBA, marrëveshje kjo të cilën e kam firmosur vetë. Nuk kam frikë dhe e paguaj edhe vetë biletën të shkojë në Amerikë e të paraqitet para FBI dhe CIA. Ilir Meta nuk trembet”, deklaroi ai. Pra kjo deklaratë e Metës, tregon se ai i trembet një shpallje “non grata” nga amerikanët.

Meta: Ja pse nuk më kanë takuar zyrtarët e SHBA

Më tej i pyetur se përse zyrtarët e lartë amerikanë që kanë vizituar Shqipërinë e kanë anashkaluar duke mos e takuar, presidenti Ilir Meta u shpreh se këto janë lajme të sponsorizuara dhe dashakeqe, ndërsa shtoi se ai nuk ka asnjë problem me SHBA-të. “Unë argëtohem me këto histori. Se nuk dua të përcaktoj dhe rangun e zyrtarëve, unë e di shumë mirë numrin e zëvendës sekretarëve të shtetit. Këto janë banalizime të politikës shqiptare. Ka një qendër këtu që shpërndan lajme të tilla, erdhi ky s’takoi Metën. Nuk kanë si të kenë gjë, se nëse ka një politikan në Shqipëri që nuk i ka gënjyer kurrë SHBA-të është Ilir Meta, nëse është një politikan që i ka thënë kjo është po dhe kjo është jo është Ilir Meta, dhe e ka argumentuar se cilat janë pasojat kur ka thënë jo dhe pse ka thënë. Ilir Meta ka pasur gjithmonë të drejtë, më falni për modestinë, por Ilir Meta mendohet shumë kur flet me një përfaqësues të një vendi partner. SHBA është vendi i Xhejms Bejker që tha kur ra komunizmi se tani është koha të zgjidhni vetë udhëheqësit tuaj. Kurrë në botë nuk mund të këtë SHBA një problem me mua”, u shpreh ai.

Ultimatumi nga SHBA

Presidenti ka treguar dhe një bisedë që ka pasur me zyrtarët amerikanë kur shty datën e zgjedhjeve vendore. “Presidenti e ka takuar zotërinë (Palmer) në Kosovë dhe kemi folur dhe me tha ti ke nxjerrë këto dekrete dhe më tha se ka disa shqetësime nga ambasada. I thash që mos ki merak se me këtë punë merrem unë. Kur të kthehem unë do sqaroj ambasadën. Kthehem dhe thërras zonjën me këshilltarin tim ligjor dhe i them çfarë i keni thënë ju për anën ligjore dhe çfarë keni ju, jo tha nuk kemi. Mirë i thashë nëse keni ndonjë shqetësim thoni. Ne kemi një zgjidhje që të hyjnë paritë bashkë. Marr një telefonatë nga DASH unë. Më merr zotëria dhe ai kishte porosi që të komunikonte. Më thotë shiko se është gjykata, i thashë nuk shqyrton gjykata dekretin e presidentit. I thashë të lutem se këto i ngatërrojnë këta të ambasadës. Më tha nuk e kam nga ata unë tha e kam nga ai miku jot, e kam nga Mal Berisha. E marr këtë unë i them ca ke ti që na ngatërron. Ai tha kam qenë para 6 muajsh”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here