Google search engine
Home Politike Me ambulancë, çfarë skenari thuri kur shkoi të takonte Fatos Nanon në...

Me ambulancë, çfarë skenari thuri kur shkoi të takonte Fatos Nanon në burg? Ilir Meta shtang Blendi Fevziun, zbulon për herë të parë sekretin që e ruante që nga viti 1994: Kam hyrë vetëm një herë në burg fshehurazi. Ç’të të them…

0
261

Ilir Meta ka zbuluar një sekret, që tha se e ruante që nga viti 1994. Meta gjatë intervistës mbrëmjen e kaluar zbuloi se në vitin 1994 kishte hyrë fshehurazi në burgun ku ndodhej ish-kryeministri Fatos Nano.

Gazetari Blendi Fevziu e pyeti për më tepër detaje në lidhje me hyrjen e Metës në burg, por ai nuk i ndau me publikun, duke kërkuar që ta linin me aq atë temë.

Pavarësisht këmbënguljes së Fevziut, e vetmja gjë që tha Meta ishte se ka pasur njerëz që ia kanë mundësuar hyrjen e tij në burgun ku ndodhej Nano.

Ilir Meta: Ilir Meta ka vetëm një aleancë, në koherencë të plotë me Ilir Metën e ’94-s. Që kur Partia Socialiste në atë kohë donte të bojkotonte referendumin e doktorit të madhërishëm…

Blendi Fevziu: Po, po e mbaj mend.

Ilir Meta: Jo, s’pranova, më thirri Nano në burg mua, hyra fshehurazi në burg, ç’a të të them, histori.

Blendi Fevziu: Hyre fshehurazi?

Ilir Meta: Hyra fshehurazi, me Xhinën e me njerëz.

Blendi Fevziu: Domethënë ai sistemi kontrollues i doktorit paska qenë i dobët.

Ilir Meta: Tani ata që na futën ne e kë parasysh.

Blendi Fevziu: Si hytë fshehurazi në burg?

Ilir Meta: Tani lëre këtë muhabet.

Ilir Meta: Po se thonin na bojkoton Ilir Meta, orë ç’është budallallëk.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here